Sport
Mevlan Zeka i mbuluar me qershaf e frikëson fortë Kushtrim Gashin, bashkëlojtarët s’ndalen së qeshuri
Demokracia
10:01 | 27 Janar 2022

Share:

Skuadra e Ballkanit ndodhet në qytetin bregdetar të Turqisë, në Antalia në kuadër të përgatitjeve për fazën e dytë të edicionit në Superligën e Kosovës në futboll.

Atmosfera në ekipin suharekas duket tejet e mirë kur kanë mbetur edhe pak kohë deri në fillimin e stinorit vjeshtor, raporton Demokracia.com.

Një moment shumë qesharak ka ndodhur mbrëmë në ambientet e hotelit ku po qëndron aktualisht skuadra e Ballkanit.

Sulmuesi i krahut, Mevlan Zeka e ka frikësuar mesfushorin, Kushtrim Gashin duke u mbuluar me qershaf.

Gashi po ecte në një pjesë të hotelit, derisa për një moment qetësinë ia prishi Zeka kur i doli pa pritur.

Për reagimin e Kushtrim Gashit nuk ndalën të qeshurat bashkëlojtarët e tij të cilët duket se e dinin paraprakisht veprimin e Zekës.

Më poshtë mund ta shikoni videon e publikuar në rrjetet sociale. /Demokracia.com/

Të ngjashme