Shumica e grave preferojnë flokë të dendura e me volum të shëndeshëm, duke i konsideruar si një tipar të rëndësishëm të bukurisë fizike.
Vendet aziatike kanë një cikël të tërë ritualesh që kanë për qëllim trajtimin e flokëvë, duke filluar nga vajosja e deri te kurat e shumta para dhe pas larjesh, transmeton Demokracia.com
Kjo metodë përdoret prej shekujsh në këto vende dhe sidomos ndihmon për personat që kanë flokë të hollë dhe të dobët.
Procedura:
1.Fërkoni flokët me shampo dhe lajini me themel.
2.Më pas, shpëlani flokët me ujë ku keni zier oriz dhe e keni kulluar dhe larguar atë.
3.Lëreni të qëndrojë në flokët tuaj për 2-3 minuta.
4.Më pas flokët shpëlajini me ujë të vakët ku keni hedhur pak uthull molle./Demokracia.com/