Lajme
Meterologët parashikojnë motin për dy ditët në vazhdim, paralajmërohen ngrica
Demokracia
21:32 | 19 Janar 2021

Share:

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës njofton se dy ditët e ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Në mëngjes do të ketë ngrica në gjithë territorin.

Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -8 deri në -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihet të shkojnë ndërmjet 6-9 gradë Celsius.

Do të fryejë erë kryesisht nga juglindja, me shpejtësi 1-5m/s.

Të ngjashme