Lajme
Meta thirr institucionet e Shqipërisë të mobilizohen për anëtarësimin e Kosovës në KiE
Demokracia
13:20 | 13 Maj 2022

Share:

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta u ka bërë thirrje institucioneve të Shqipërisë për mobilizim që ta ndihmojnë Kosovën për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës pas dorëzimit të kërkesës zyrtare të saj.

Meta në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se Kosova anëtare e këtij Këshilli është vlerë e shtuar dhe se kjo do t’i shërbejë paqes në rajon e Evropë.

“Kosova dorëzoi dje, në një seancë të jashtëzakonshme, aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Europës. Kosova sot mishëron plotësisht parimet themelore të KE që lidhen me demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor. Duke mbështetur plotësisht Kosovën në këtë proces, u bëj thirrje të gjitha institucioneve shqiptare të mobilizohen dhe të bëjnë çdo përpjekje për ta kthyer këtë mundësi historike në sukses. Kosova anëtare e KE do të jetë një vlerë e shtuar për paqen, sigurinë dhe demokracinë në rajonin tonë dhe Europë”, ka shkruar Meta./Demokracia.com/

Të ngjashme