Lajme
Meta mburret që Guxo ka dy kryetarë: Po e shihni pra, gjithmonë sjellim risi
Demokracia
22:05 | 07 Shtator 2022

Share:

Depueti i partisë Guxo, Burim Meta mburret që partia e tij ka dy kryetarë, Faton Peci dhe Donika Gërvalla.

Meta thotë se partia Guxo gjithmonë sjell risi, e për të bashkryesimi i dy kandidatëve në udhëheqjen e partisë do të jetë më i suksesshëm.

“Po, është një sistem, po  shihni që partia Guxo gjithmonë vjen me risi. Ka dy kryesues. Tani e tutje do të jetë Partia Guxo. Paska shembuj jashtë Kosovë, në Gjermani e në shtetet skandinave ku bashkëkryesojnë dy kandidatë në udhëheqjen e partisë, dhe natyrisht kjo simbioza brenda nesh do të jetë një formë e re dhe reformative në skenën politike dhe do të ketë sukses më të madh nën udhëheqjen e këtyre personave”, tha ai për T7.

Tutje, Meta u pyet edhe për deputeten Doarsa Kica-Xhelili e cila sot u raportua se ka kaluar në LDK. Ai tha se nuk është marrë me këtë çështje.

“Ne sot Doarsën nuk e kemi pasur në Kuvendin e partisë sonë, mirëpo gjatë këtyre kohë nuk jam marrë me këtë çështje, pasi që jam angazhuar që të kemi një kuvend kaq të suksesshëm. Lëvizjet e tilla sporadike nuk kanë ndikuar negativisht që ne nga nesër ta  pasurojmë skenën politike në Kosovë”, tha ai.

Të ngjashme