Lajme
Meta kujton Albrightin: 23 vite më parë SHBA dhe NATO vendosën të ndërhyjnë për t’i dhënë fund gjenocidit në Kosovë
Demokracia
09:55 | 24 Mars 2022

Share:

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka kujtuar sot përmes një video takimit e tij me ish-Sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

Albright ka ndërruar jetë gjatë ditës së mërkurën në moshën 84-vjeçare pasi kohët e fundit ishte duke luftuar me sëmundjen e kancerit.

“Përherë mirënjohës përkushtimit të sinqertë dhe energjik të Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright për forcimin e marrëdhënieve strategjike Shqipëri-SHBA, në të mirë të interesit të përbashkët të dy popujve tanë miq”.

“Do ta kujtojmë gjithmonë për rolin dhe kontributin e madh të dhënë për çlirimin e Kosovës, veçanërisht sot, kur mbushen 23 vite, nga dita kur SHBA dhe NATO vendosën të ndërhyjnë për t’i dhënë fund gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë”, ka shtuar Meta në rrejtin social Facebook.

Të ngjashme