Presidenit i Shqipërisë, Ilir Meta i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të shumëfishojë përpjekjet për të ndaluar agresionin rus në Ukrainë.
Meta në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka reaguar pas pamjeve të publikuara nga Ministria ukrainase e Mbrojtjes nga pasojat e luftës në qytetin Bucha, përcjell Demokracia.com.
“I shokuar nga mizoritë e ushtrisë ruse në Bucha dhe rajone të tjera të Ukrainës. Civilët e masakruar, varret masive dhe përdhunimet janë evidenca të pakundërshtueshme të genocidit që Rusia po zbaton në Ukrainë. Krimet kundër njerëzimit të kryera nga Rusia dhe që po tmerrojnë mbarë njerëzimin duhet të hetohen si të tilla. Si vend anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe si vend anëtar i NATO-s, Shqipëria do të japë kontributin e saj në këtë drejtim”, ka shkruar Meta.
Kujtojmë se autoritetet ukrainase kanë thënë se trupat e të paktën 410 civilëve janë gjetur në zonën rreth Kievit, e cila është kontrolluar nga forcat ruse deri javën e kaluar.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë përmes një deklarate të dielën, 3 prill, se të gjitha pamjet e publikuara nga autoritetet ukrainase për “krime” të kryera nga trupat ruse në Bucha janë “provokim” dhe se asnjë banor i qytezës nuk është përballur me dhunë nga trupat ruse.
Postimi i plotë:
I shokuar nga mizoritë e ushtrisë ruse në Bucha dhe rajone të tjera të Ukrainës. Civilët e masakruar, varret masive dhe përdhunimet janë evidenca të pakundërshtueshme të genocidit që Rusia po zbaton në Ukrainë. Bashkësia ndërkombëtare duhet të shumëfishojë përpjekjet për të ndaluar makinerinë vrasëse të Kremlinit.
Krimet kundër njerëzimit të kryera nga Rusia dhe që po tmerrojnë mbarë njerëzimin duhet të hetohen si të tilla. Si vend anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe si vend anëtar i NATO-s, Shqipëria do të japë kontributin e saj në këtë drejtim. ????? /Demokracia.com/