Lajme
Meta ka uruar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Demokracia
12:16 | 15 Shkurt 2021

Share:

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përgëzuar Kosovën për organizimin e zgjedhjeve të mbajtura më 14 shkurt.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, duke përgëzuar qytetarët dhe politikanët për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat u mbajtën më 14 shkurt, ai ka kërkuar që sa më shpejt të formohen edhe institucionet e reja, shkruan Demokracia.com.

Sipas Metës, Kosova dje tregoi maturi politike por edhe zgjedhjet e djeshme siç theksoi presidenti shqiptar, ishin shembull.

“Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj europian dhe konsolidimit të shtetit demokratik. Urojmë, që institucionet e reja, që do të formohen përmes bashkëpunimit, të udhëheqin me sukses shtetin e Kosovës për të fituar sfidat e të ardhmes”, ka shkruar Meta ndër të tjerash në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Njoftimi i Ilir Metës pa ndërhyrje:

Urime të gjithë qytetarëve dhe klasës politike të Kosovës për shembullin e shkëlqyer të besimit te demokracia dhe vota e lirë, si dhe për standardet e suksesshme të arritura në zgjedhjet e djeshme parlamentare.

E përshëndes pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve në votime, të cilët sfiduan kushtet e vështira atmosferike dhe pandeminë COVID-19, për të marrë në dorë fatet dhe për të vendosur të ardhmen e tyre.

Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj europian dhe konsolidimit të shtetit demokratik.

Urojmë, që institucionet e reja, që do të formohen përmes bashkëpunimit, të udhëheqin me sukses shtetin e Kosovës për të fituar sfidat e të ardhmes./Demokracia.com.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3764854286894150

Të ngjashme