Sport
Messi: U kthyem, morëm forcë dhe luajtëm një tjetër ndeshje të madhe – përpara Argjentinë!
Demokracia
23:21 | 13 Dhjetor 2022

Share:

Kombëtarja e Argjentinës siguroi sonte kalimin për në finalen e madhe të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Kombëtarja argjentinase eliminoi sonte Kroacinë në gjysmëfinale, pasi fitoi me rezultatin 3:0.

Messi shkëlqeu edhe sonte, duke shënuar gol dhe regjistruar gjithashtu një asistim.

Pas ndeshjes, 35-vjeçari ka reaguar përmes faqes së tij zyrtare në “Facebook”.

“NË FINALE!!!!! Ne u kthyem për të marrë forcë për të luajtur një tjetër lojë të madhe. Faleminderit shumë të gjithëve që i besuan këtij grupi!!! Përpara Argjentinë!!!!!! #Tëgjithësëbashku”, shkroi shtatë herë fituesi i “Topit të Artë”.

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024