Sport
Messi s’i ndahet trofeut të Kupës së Botës as në aeroplan gjatë kthimit në Argjentinë
Demokracia
16:27 | 19 Dhjetor 2022

Share:

Lionel Messi e kompletoi karrierën e tij me fitimin e Kupës së Botës, trofe i cili u mungonte prej kohësh yllit të futbollit, shkruan Demokracia.com.

Argjentina me në krye Lionel Messin fituan Kupën e Botës për herë të parë nga viti 1986, duke triumfuar në finale kundër Francës.

Në të shumtën e pamjeve pas ndeshjes, Messi u shfaqte me trofeun e Kupës së Botës.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë trofeut të çmuar nuk i ndahet edhe gjatë fluturimit me aeroplan gjatë kthimit të reprezentacionit në Argjentinë.

Është vetë Messi që ka publikuar në Instagram fotografi me trofeun e Kupës së Botës, duke mos e shkruar as edhe një fjalë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leo Messi (@leomessi)


Më shumë se një orë që nga publikimi në rrjetin social, Messi ka marrë afër 12 milionë pëlqime.

Në total, trofeu i Kupës së Botës i fituar në Katar ishte i treti në histori për Argjentinën./Demokracia.com/

Të ngjashme