Sport
Messi si mbret i Francës, do të banojë në vilën që kushton 48 milionë euro
Demokracia
22:34 | 17 Shtator 2021

Share:

Lionel Messi më në fund duket se ka gjetur shtëpinë ku do të banojë në Paris.

Futbollisti argjentinas u transferua në Francë që në gusht por gjithçka ishte e papritur dhe ai për momentin bashkë me familjen ka jetuar në hotel. Por Messi planifikon të qëndrojë të paktën 3 vite te parisienët e për këtë arsye, kërkon një shtëpi me qera në kryeqytetin francez.

Me sa duket, bashkëshortja e tij e ka gjetur një vilë dhe nuk bëhet fjalë për një banesë dosido. Sipas “The Sun”, ajo i ka ngulur sytë vilës “Palais Rose”, një pronë gjigande prej 2 mijë metrash katrorë, e ndërtuar në vitin 1899 dhe që sipas shtëpisë së ankandeve “Sotheby’s” vlen 48 milionë euro.

Bëhet fjalë më shumë për një kështjellë sesa një vilë, pasi ka 30 dhoma, pishinë të mbuluar luksoze apo kinema private.

Vila në fjalë është frymëzuar nga pallati i Versajës dhe objektet luksoze aty janë kopje të vlerësuara të shumë prej veprave të artit të asaj periudhe. Një jetë luksi, për Mbretin e ri të Parisit. /Demokracia.com

 

Të ngjashme