Sport
Messi shënon golin e parë në miqësoren kundër Ronaldos
Demokracia
18:36 | 19 Janar 2023

Share:

Është shënuar goli i parë në ndeshjen miqësore ndërmjet yjeve të klubeve saudite dhe Paris Saint-Germainit që zhvillohet në King Fahd Stadium në Riad të Arabisë Saudite.

Rëndësia e kësaj sfide është prezenca e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, pasi kjo ndeshje mund të shënojë duelin e tyre të fundit në futboll.

Nuk ka zgjatur shumë dhe ka ardhur goli i parë në këtë takim, ndërsa realizuesi është emër i njohur – Leo Messi.

Kampioni i botës pranoi një top nga Neymar dhe nuk e pati të vështirë ta dërgonte në rrjetë në minutën e tretë të ndeshjes.

Në anën tjetër, nuk mungoi edhe një tentativë e Cristiano Ronaldos, e cila u ndal nga portieri Keylor Navas.

 

Të ngjashme