Sport
Messi rikthehet në Barcelonë për pushime, shfaqet i buzëqeshur dhe i shoqëruar me fëmijët
Demokracia
17:48 | 15 Qershor 2022

Share:

Ylli i Paris Saint-Germainit, Lionel Messi është rikthyer në qytetin e Barcelonës.

Sulmuesi argjentinas i PSG zbarkoi këtë të mërkurë në Barcelonë nga Rosario për të nisur pushimet.

Argjentinasi ka mbërritur në kryeqytetin katalanas dhe është parë në dalje të aeroportit me dy djemtë e tij, Mateo dhe Thiago.

Messi u ndal për disa momente për të firmosur disa autografe për tifozët që e prisnin me fanellat e Argjentinës dhe Barcelonës.

Sipas mediave argjentinase, Messi do të jetë në Barcelonë për të festuar 35 vjetorin e tij më 24 qershor.

Sulmuesi kaloi 9 ditë në Rosario pas angazhimeve me Kombëtaren dhe fitimit të Finalissima-s kundër Italisë në Londër./Demokracia.com/

Të ngjashme