Sport
Messi ‘pushtohet’ nga fansat pas daljes nga dyqani në Miami
Demokracia
15:39 | 29 Korrik 2023

Share:

Lionel Messi u vërshua nga fansat teksa dilte nga dyqani i kompanisë Adidas në Miami, duke na sjell disa skena të egra.

Messi po vendoset mirë te Inter Miami, pasi ka shijuar një fillim të shkëlqyeshëm të jetës në klubin e tij të ri pas largimit të tij nga Paris Saint-Germain .

Ai tashmë ka tre gola në emër të tij pasi shënoi një supergol nga goditje e dënimit në minutën e fundit ndaj Cruz Azul në debutimin e tij për klubin.

Sulmuesi argjentinas e vazhdoi atë performancë me dy gola kundër Atlanta United, ku ai gjithashtu dha një asistim në fitoren 4-0 të skuadrës së tij.

Tifozët po mbushin shkallët e stadiumin DRV PNK për të shijuar madhështinë e Messit dhe u larguan sapo ai la fushën në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën.

Njerëzit po ndjekin gjithashtu Messin rreth Miamit, me një video që tregon një turmë të madhe të mbledhur jashtë një dyqani lokal të Adidas.

Klipi tregon fansat duke brohoritur emrin e tij, me gruan e tij Antonela Roccuzzo që i çon fëmijët e tyre në makinë.

Një tifoz madje u hodh mbi Messin për një ‘selfie’ dhe u desh vetëm ndërhyrja e sigurimit për ta futur atë brenda automjetit për t’u kthyer në shtëpinë e tij.

Të ngjashme