Argjentina është duke e zhvilluar një ndeshje miqësore me Arabinë Saudite në kuadër të përgatitjeve të fundit para nisjes së Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Kombëtarja amerikano-latine po udhëheq 0:4 pas pjesës së parë në Abu Dhabi, shkruan Demokracia.com.
Ylli i Kombëtares argjentinase, Lionel Messi ka kontribuuar me një asistim dhe një gol në fraksionin e parë.
Messi asistoi te Alvarez që shënoi golin e parë në mintuën e 17-të. Futbollisti i PSG-së golin e regjistroi një minutë pa përfunduar koha e rregullt me një gol të bukur.
Për ta parë golin e Messit duhet të klikoni KËTU./Demokracia.com/