Sport
Messi iu jep fund lajmeve, s’do të rikthehet te Barcelona në janar
Demokracia
11:58 | 19 Tetor 2023

Share:

Asgjë për t’u bërë për Inter Miami, i detyruar t’i thotë lamtumirë mundësisë për të luajtur në “play off”-et e MLS. Një goditje e rëndë për klubin e Floridës, i cili mbeti “jetim” nga Lionel Messi në ndeshjet më vendimtare.

Kampioni argjentinas u rikthye në dispozicion të trajnerit Gerardo Martino, kur, megjithatë, situata tashmë ishte krejtësisht e parikuperueshme dhe “play-off”-i dukej thjesht mirazh.

Kjo do të thotë një pushim më i gjatë dimëror për Messin, i kompletuar me spekulime për një rikthim të mundshëm në Barcelonë në formë huazimi, në muajt e parë të vitit 2024: Vetë “Pleshti” ishte i prirur ta sqaronte çështjen.

Inter Miami pret dy ndeshjet e fundit të vlefshme për sezonin e rregullt, të dyja kundër Charlotte dhe krejtësisht të parëndësishme për qëllimet e hyrjes në “play-off”, shanse të cilat tashmë kanë përfunduar.

Një rezultat negativ i problemeve fizike që ka pasur Messi, i paaftë për të marrë pjesë në 5 nga 7 ndeshjet e fundit të skuadrës, plotësisht e varur nga loja e tij.

Ndeshja e fundit para marrjes së pushimeve do të zhvillohet më 22 tetor. Messi u thirr për ndeshjet kualifikuese për Botërorin e ardhshëm, duke dhënë kontributin personal veçanërisht në suksesin në fushën e Perusë, falë dy golave të tij.

Lojtari i lindur në 1987 në Rosario është lidhur me një rikthim hipotetik në Barcelonë, në formë huazimi, për ta mbajtur veten në formë gjatë dimrit, një eventualitet që u hodh poshtë me këto deklarata.

“Jo. Unë do të stërvitem, do të luaj ndeshjen tonë të radhës (kundër Charlotte) dhe do të përpiqem të kthehem këtu (në ekipin kombëtar) në mënyrën më të mirë të mundshme në nëntor”, – nënvizoi Messi.

Për të, mundësia për të shijuar një periudhë më të gjatë pushimesh dimërore, siç nuk e ka pasur prej disa kohësh, është ideale. Pra, pushime në pritje të rikthimit të tij në fushë, të planifikuar për javët e para të vitit 2024 me përgatitjet parasezonale tek Inter Miami:

“Do t’i shijoj pushimet në Argjentinë. Është hera e parë që do të kem më shumë ditë pushimi në dhjetor, për t’i shijuar në paqe me njerëzit e mi. Do të kthehem në janar për parasezonin tek Inter Miami, për t’ia nisur nga e para dhe për t’u përgatitur sa më mirë, si gjithmonë.”

Tek Inter Miami, në total, Messi ka shënuar 11 herë në 13 paraqitje, me një mesatare prej pothuajse një gol për ndeshje.

Të ngjashme