Sport
Messi ishte me fat që shpëtoi pa lëndim serioz, momenti i ndërhyrjes “horror” nga Pavard
Demokracia
23:15 | 14 Shkurt 2023

Share:

Lionel Messi i ka shpëtuar një lëndimi të rëndë nga ndërhyrja tejet e ashpër e futbollistit të Bayern Munich, Pavard në ndeshjen e sotme në Ligën e Kampionëve.

Bayern Munich triumfoi 0:1 ndaj Paris Saint-Germainit në stadiumin “Parku i Princave” në kuadër të përballjes së parë të 1/8 së finales.

Bavarezët e mbyllën takimin me një lojtar më pak në fushë kur mbrojtësi i krahut Pavard u përjashtua me karton të kuq, pas dy të verdhëve në minutën e dytë shtesë të takimit.

Messi u gjend në një zonë të mirë që mund të kërcënonte seriozisht portën e ekipit gjerman, shkruan Demokracia.com.

Megjithatë, duke parë rrezikuan nga Messi, Pavard bëri ndërhyrje të ashpër me dy këmbët në yllin argjentinas duke e pamundësuar hyrjen e tij në zonë.

Mëposhtë mund ta shihni momentin e ndërhyrjes./Demokracia.com/

Të ngjashme