Sport
Messi i paparashikuar, thyen të gjitha rekordet e Amerikës së Jugut me 3 golat e shënuara mbrëmë
Demokracia
11:15 | 10 Shtator 2021

Share:

Nuk ka më dilema se Messi është njëshi i historisë së futbollit. Gjashtë herë Topi i Artë mbrëmë ka pasur një natë të paharruar për karrierën e tij.

Leo ka shënuar 3 gola ndaj Bolivisë në fitoren 3-0 të Argjentinës. Me tre gola, Messi ka thyer dy rekorde historike.

Superylli i PSG-së është bërë golashënuesi më i mirë në një ekip të Amerikës së Jugut. Këtë rekord e mbante Pele deri dje. Messi tani ka 79 gola me Argjentinën, ndërsa Pele kishte 77 me Brazilin.

Me tre golat ndaj Bolivisë, Messi e ka kaluar edhe Luis Suarezin si golashënuesi më i mirë në kualifikimet e Kupës së Botës në atë kontinent.

https://youtu.be/Q6qO6gq1b5E

Të ngjashme