Ylli argjentinas i futbollit Lionel Messi vazhdon t’ua zgjatë pritjen tifozëve të PSG për ta parë në stadiumin “Park de Princes”.
Në fakt, ai ka luajtur vetëm disa minuta për klubin e tij të ri. Ai e bëri këtë në takimin ndaj Reims.
Pritja për tifozët e PSG për ta parë atë në aksion në Paris do të vazhdojë, pasi Messi nuk do të jetë i disponueshëm kundër Clermont në Parc des Princes.
Në kontratën e tij me PSG, Messi përfshiu një klauzolë që e bëri të qartë se kombëtarja e Argjentinës është përparësia e tij.
Dhe kjo është ajo që po ndodh tani. Pasi ndeshja e Brazilit u pezullua, skuadra e Lionel Scaloni luan me Bolivinë të enjten (të premten në mëngjes) në një kualifikues të Kupës së Botës. Ndeshja përfundon 38 orë përpara takimit të PSG-së me Clemont.
Duhet vetëm një mrekulli të ndodhë që Messi të luajë ndaj Clemont për PSG-në, takim në të cilin do të mungojë edhe Kylian Mbappe dhe Di Maria. /Demokracia.com