Sport
Messi humbi më shumë penallti nga yjet e futbollit, barazon rekordin e keq me legjendën e Arsenalit
Demokracia
10:10 | 16 Shkurt 2022

Share:

Argjentinasi Lionel Messi humbi penalltinë ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve dhe ishte penallita e pestë e shpërdoruar në kompeticionet elitare evropiane, nga 23 tentime.

Sipas kësaj, ylli i futbollit është në të njëjtin nivel me legjendën e Arsenalit, Thierry Henryn, i cili pati një numër të barabartë gabimesh nga pika e bardhë, përcjell Demokracia.com.

Gjithashtu, një tjetër fakt që bie në sy është se Messi ka kaluar Cristiano Ronaldon në krye të listës së lojtarëve me më shumë penallti në ligën më prestigjioze evropiane për klube.

Argjentinasi mori përgjegjësinë në minutën e 62-të të ndeshjes me Realin, por Courtois lexoi qëllimin e tij dhe shpëtoi skuadrën e tij në atë moment, por nuk mundi të bënte shumë kur Mbappe e mposhti në shtesë.

“Në ndeshje si kjo, ju e dini se si portier do të keni shumë punë për të bërë. Kam studiuar shumë penalltitë e Messit dhe jam përpjekur të luaj me të kur isha në linjë. Duhet, sigurisht, të kesh pak fat për t’u mbrojtur”, shpjegoi belgu./Demokracia.com/

Të ngjashme