Sport
Messi e thotë hapur, këto janë dy kombëtaret favorite për ta fituar Kupën e Botës
Demokracia
16:19 | 17 Tetor 2022

Share:

Futbollisti i Paris Saint-Germain dhe përfaqësueses argjentinase Lionel Messi ka thënë se Brazili dhe Franca janë kandidatët më të mëdhenj për të fituar titullin në Botërorin e Katarit.

Messi nuk ka dashur ta vendosë Argjentinën në mesin e favoritëve në Botërorin e ardhshëm, i cili do të mbahet nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor të këtij viti.

“Kur flasim për favoritë, kemi skuadra të mëdha si Brazili, Gjermania, Franca, Anglia, Spanja, jam i sigurt që kam harruar dikë. Nëse më duhet të zgjedh një ose dy kombëtare, atëherë do të thosha se Brazili dhe Franca janë dy kandidatët më të mëdhenj për të fituar titullin”, tha Messi për Direct TV, transmeton Demokracia.com.

Argjentina do të luajë në Grupin C me Arabinë Saudite, Meksikën dhe Poloninë në Kupën e Botës.

Titullin e Kupës së Botës synon ta mbrojë Franca, e cila do të jetë në grupin D me përzgjedhjet e Australisë, Danimarkës dhe Tunizisë, ndërsa brazilianët janë me Serbinë, Kamerunin dhe Zvicrën./Demokracia.com/

Të ngjashme