Sport
Messi e pranon: Mbappe e meriton “Topin e Artë”
Demokracia
11:01 | 17 Shkurt 2021

Share:

Kylian Mbappe shkëlqeu mbrëmë në “Camp Nou” kur shënoi tre gola në fitoren e thellë të PSG-së, ndaj Barcelonës me rezultat 1:4, transmeton Demokracia.com.

Mbappe ishte i papërmbajtshëm dhe përveç golave pati një performancë të jashtëzakonshme duke e afruar shumë skuadrën paresiene te çerekfinalja.

Ylli argjentinas, Lionel Messi ka dhënë fjalë të mëdha për francezin duke thënë se ai e meriton edhe “Topin e Artë”.

“Ai është i shpejtë dhe i shkëlqyeshëm. Një nga të rinjtë që krenohemi me të. Shumë premtues. Thjesht i uroj gjithë të mirat në të ardhmen. Ai meriton diçka të veçantë si “Topi i Artë”. Unë do të jem i pari, shumë i lumtur për të, nëse e fiton atë”, ka thënë Messi. /Demokracia.com

Të ngjashme