Sport
Messi e përsërit fotografinë e famshme të Maradonës duke ngritur në “qiell” Kupën e Botës
Demokracia
15:38 | 19 Dhjetor 2022

Share:

Lionel Messi përsëriti fotografinë ikonë të legjendës së ndjerë argjentinase, Diego Maradonës nga viti 1986 teksa ai përmbushi ëndrrën e tij të jetës duke fituar Kupën e Botës.

Superylli i Argjentinës ngriti të vetmin trofe të madh që i mungonte në karrierë, njofton TheSun, përcjell Demokracia.com.

Ishte ish-sulmuesi i Argjentinës, Sergio Aguero që e mbante në supet e tij Messin i cili mbante në duar trofeun e çmuar, njëjtë sikur Maradona në Kampionatin e largët Botëror të vitit 1986.

Se Messi ishte i lidhur aq shumë me idollin e tij, bashkëkombasin Maradona u pa edhe gjatë ekzekutimit të penalltisë së fundit nga e cila Argjentina fitoi Botërorin.

Raportimet pretendonin se Messi po i lutej Maradonës, i cili vdiq dy vjet më parë.

Sipas gazetares Romina Sacher, Messi tha: “Hajde Diego, jepja atij”.

Pasi puthi trofeun pas finales më të madhe të Kupës së Botës, Messi tha: “Isha me fat që arrita pothuajse gjithçka – dhe ajo që më mungonte është këtu”.

“Është çmenduri. Është gjëja më e bukur që ekziston. Shikoni si është, ajo është e mrekullueshme. E desha aq shumë. Kisha një vizion që do të ishte ky. Ajo po afrohej”, tha Messi.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë, Messi, gjithashtu ka fituar katër herë Ligën e Kampionëve si dhe Kupën e Amerikës 2021./Demokracia.com/

Të ngjashme