Humbja dhe eliminimi i hershëm i Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve nga Real Madridit ende nuk është kapërdirë nga tifozët e klubit francez.
Ata vetëm disa ditë pas ndeshjes në “Santiago Bernabeu” (3:1), po mbështesin skuadrën e tyre, kësaj radhe në Ligue 1 kundër Bordeaux, shkruan Demokracia.com.
Gjatë hyrjes së futbollistëve në fushë, tifozët parisienë kanë vërshëlluar në momentin kur emrat e Neymar dhe Messit përmendëshin nga zyrtari i stadiumit “Parku i Princave”.
I vetmi që duartrokitej ishte talenti i madh, Kylian Mbappe që ishte realizator në dy ndeshjet e PSG-së kundër Real Madridit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.
Seul Kylian Mbappé n’a pas été sifflé à l’annonce de la composition parisienne. Gros contraste entre Mbappé et Neymar par exemple ! ?
(Merci à Lucie pour la vidéo) #PSGFCGB pic.twitter.com/ClZtOannMJ
— Footballogue⭐️⭐️ (@Footballogue) March 13, 2022
“PSG, unë jam i mërzitur”, shkruhej në një pankartë të mbajtur në duar nga një tifoz në stadium.
Aktualisht po zhvillohet minuta e 20-të në këtë takim, derisa rezultati është i barabartë 0-0. /Demokracia.com/