Sport
Messi e Neymar e vazhdojnë shoqërinë edhe te PSG-ja, nuk i ndahen njëri-tjetrit në stërvitje
Demokracia
14:52 | 19 Gusht 2021

Share:

Lionel Messi dhe Neymar da Silva shoqërinë e tyre të përbashkët e kanë vazhduar edhe te Paris Saint-Germain.

Ish-dyshja e Barcelonës, tani po ndihen të lumtur te gjigantët e futbollit francez, shkruan Demokracia.com.

Messi, i cili është transferuar para pak kohësh te klubi francez, ka gjetur ish-bashkëlojtarin e tij, Neymar.

Dyshja e re e PSG-së janë parë së bashku gjatë tërë kohës në stërvitjen e sotme të mbajtur në mëngjes.


Kombinimet dhe loja e dy yjeve të Paris Saint-Germain në stërvitje, duket kërcënim për skuadrat e tjera që do kenë punë me ta.

Braziliani, Neymar ka kontratë me parisienët deri në vitin 2025, ndërsa Messi ka nënshkruar për dy vjet me mundësi të vazhdimit edhe për një tjetër. /Demokracia.com

Të ngjashme