Sport
Messi dhuron spektakël në fitoren e thellë të Argjentinës ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe
Demokracia
19:01 | 16 Nëntor 2022

Share:

Kombëtarja e Argjentinës është gati për Kupën e Botës në Katar teksa edhe në testin e fundit miqësor, të besuarit e trajnerit Lionel Scaloni shkëlqyen pasi mposhtën me shifrat 0-5, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në ndeshjen e zhvilluar në Abu Dhabi “Albicelestet” dominuan ndërsa në formë të shkëlqyer u shfaq Angel Di Maria.

Lojtari i Juventus në Serie A shënoi dy gola dhe asistoi një tjetër për Lionel Messin teksa kombëtarja amerikano-latine shënoi katër gola në fraksionin e parë. Në pjesën e dytë, Argjentina mendoi për të ruajtur yjet dhe trajneri Scaloni bëri zëvendësime të shumta ndërsa në minutën e 60-të Joaquin Corrrea realizoi edhe golin e pestë për të vulosur triumfin 0-5.

Tashmë, vëmendja e Argjentinës transferohet te Kupa e Botës në Katar teksa Lionel Messi me shokë janë shortuar në Grupin C së bashku me Arabinë Saudite, Meksikën dhe Poloninë.

Argjentina debuton në Botëror më datë 22 nëntor në sfidën ndaj Arabisë Saudite.

Të ngjashme