Shumë futbollistë të Barcelonës kanë votuar në zgjedhjet presidenciale të klubit katalunas sot në “Camp Nou”, përfshirë edhe Lionel Messin.
Messi erdhi në stadium me djalin e tij, Thiagon, për të votuar në zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e klubit, shkruan Demokracia.com.
Sergio Busquets, Jordi Alba, Sergi Roberto dhe Riqui Puig gjithashtu kanë votuar, derisa Gerard Pique pritet të votojë më vonë.
https://www.facebook.com/ESPNFC/videos/485382332493108
Gjithashtu edhe futbollistët e Barcelonës B kanë votuar, përfshirë Roger Rieran dhe trajnerin Garcia Pimienta.
Tre kandidatët final për president janë Joan Laporta, Toni Freixa dhe Victor Font.
Fituesi pritet të zgjidhet në mbrëmjen e sotme. /Demokracia.com