Lifestyle
Mësoni se çfarë do të thotë nëse sheh veten shtatzënë në ëndërr
Demokracia
20:59 | 16 Mars 2021

Share:

Shumë njerëz kur zgjohen në mëngjes harrojnë ëndrrat që kanë parë, por ka nga ata që shohin vazhdimisht dhe duan të dinë kuptimin.

Një nga ëndrrat më të shpeshta është dhe ajo e pritjes së ëmbël e cila ka një kuptim:

Ëndrrat e shtatzënisë janë shumë të zakonshme për femrat. Ato zakonisht simbolizojnë fillime të reja, lidhje të rikrijuara me të tjerët, ndryshime në jetën personale ose në karrierë, ose diçka që mezi po e pret në të ardhmen e afërt.

Të jesh shtatzënë në ëndërr, ndryshe nga ç’besohet rëndom, është zakonisht pozitive, sepse tregon maturi në jetë ose në një marrëdhënie. Por shtatzënia mund të jetë gjithashtu edhe një simbol i një gjendjeje shpirtërore të re.

Nëse në ëndërr je e lumtur për shtatzëninë, atëherë do të thotë që ngjarje emocionuese do të ta përfshijnë jetën në këtë moment ose në një të ardhme të afërt.

Nëse është një fëmijë për të cilin po mendon, ëndrra mund të jetë shenjë e fëmijës që është rrugës.

Por nëse shtatzënia është larg mendjes, atëherë ka shumë të ngjarë që fëmija në ëndërr është vetëm një metaforë për diçka të re në jetë, emocionuese, e ndryshme, por natyrisht e gëzueshme.

Të ngjashme