Kombëtarja e Kosovës në futboll tashmë ka zbuluar listën e futbollistëve për ndeshjet e marsit, shkruan Demokracia.com.
“Dardanët” me 24 mars do të ndeshet me Lituaninë në sfidën miqësore ndërsa me 28 mars luajnë me Suedinë poashtu në Prishtinë në kuadër të kualifikimeve, ndërsa me 31 mars përballet me Spanjën në Sevilla.
Ekipi kombëtar do të grumbullohet ditën e hënë në Prishtinë, ndërsa Demokracia.com mëson se stërvitjen e parë e ka po atë ditë në orën 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Te Kosova për herë të parë grumbullohet portieri Betim Halimi derisa në ekip rikthehet Milot Rashica i cili mungoi plotë shtatë ndeshje më radhë. /Demokracia.com