Lajme
Mësohet kur do të dorëzohet iniciativa e Gjukanoviqit për rrëzimin e Abazoviqit
Demokracia
14:00 | 03 Gusht 2022

Share:

Nesër do të dorëzohet iniciativa për rrëzimin e Qeverisë së Dritan Abazoviqit.

Siç raporton Vijesti, partia e Milo Gjukanoviqit e ka parë këtë marrëveshje si shkelje e interesave kombëtare të Malit të Zi, historisë dhe traditave të këtij vendi.

Partia Socialdemokrate bëri thirrje që nesër të dorëzohet iniciativa për rrëzimin e Qeverisë dhe të rrëzohet kryeministri që “e ka rrëzuar Malin e Zi si askush para tij”.

Ata e vlerësuan nënshkrimin e kontratës me Kishën Ortodokse Serbe si “mashtruese” dhe “frikacake”.

Të ngjashme