Lajme
Mësohet identiteti i të vrarit në Pakashticë të Podujevës, ishin baxhanak me të dyshuarin
Demokracia
20:43 | 12 Janar 2022

Share:

Një 30 vjeçar është vrarë sot në fshatin Pakashticë të Podujevës. Policia e Kosovës për këtë vrasje ka arrestuar si të dyshuar një 34 vjeçar.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Demokracia.com mëson se i vrarë ka mbetur Mentor Kajtazi, kurse si të dyshuar policia ka arrestuar F.B.

Këto burime po ashtu thonë se ata dy janë baxhanakë ndërmjet vete. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme