Sport
Mësohet data e debutimit të Ronaldos tek Al-Nassr
Demokracia
13:54 | 05 Janar 2023

Share:

Cristiano Ronaldo nuk do të mund të debutoj sot me Al-Nassr në Arabinë Saudite.

28 mijë bileta janë shitur për ndeshjen e sotme ndaj Al-Tait, por portugezi nuk mund të luaj në këtë sfidë.

Ronaldo ishte dënuar me dy ndeshje mos-lojë te United për një gjest ndaj një tifozi dhe këtë dënim tani duhet ta vuaj te Al-Nassr.

Ronaldo tani pritet të bëjë debutimin e tij në ligë kundër Ettifaq FC më 21 janar.

Edhe në këtë ndeshje Al-Nassr do të jetë në terrenin vendas dhe poashtu të gjitha biletat pritet të shiten për të parë debutimin e portugezit.

Të ngjashme