Lajme
Mësohet arsyeja e djegies së veturave në Veternik
Demokracia
15:51 | 09 Maj 2022

Share:

Disa vetura janë djegur në një qendër tregtare sot në lagjen Veternik në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë rreth 8 vetura të cilat janë përfshirë nga flakët në një qendër tregtare në Prishtinë, raporton Demokracia.com.

Pavarësisht se Policia e Kosovës nuk ka treguar shkaktarët e djegies së veturave, është vetë qendra tregtare e cila ka reaguar duke treguar edhe shkaqet e zjarrit.

LEXO EDHE: 

VIDEO| Momenti kur veturat u përfshin nga zjarri në Prishtinë

Sipas kësaj qendre, ka qenë një veturë e cila fillimisht është përfshirë nga flakët si pasojë e disa problemeve teknike, e që më pas janë djegur edhe veturat e tjera të cilat ishin të parkuara aty afër, shkruan Demokracia.com.

Njoftimi i plotë i qendrës tregtare, pa ndërhyrje:

Për shkak të disa problemeve teknike një veturë në parking të Albi Mall-it ka marrë flakë duke shkaktuar edhe djegjen e disa veturave përreth.

Ekipi i Sigurimit të Albi Mall-it ka intervenuar menjëherë në kohë rekord për parandalimin e zjarrit  duke thirrur edhe Policinë dhe Zjarrfikësat të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë masa për shuarjen e zjarrit dhe kontrolluar situatën përreth.

Gjendja është stabilizuar dhe për momentin gjithçka është nën kontroll, është e rëndësishme të përmendet se nuk ka dëme në njerëz. /Demokracia.com/

Të ngjashme