Sport
Mësohen çiftet e javës së parë në stinorin pranveror, vëmendja në Gjilan
Demokracia
14:13 | 04 Shkurt 2021

Share:

Superliga e Kosovës në futboll rikthehet me 13 shkurt, atëherë kur nis edhe stinori pranveror i cili pritet të sjellë një garë jashtëzakonisht interesante, shkruan Demokracia.com.

Shumica e skuadrave kanë kryer përgatitjet në Antalia të Turqisë, sinjale këto që tregojnë se ato janë gati për një garë të nxehtë dhe shumë të luftuar.

Tashmë është mësuar edhe orari i ndeshjeve të para, derisa spikat ballafaqimi në Gjilan ku lideri i tabelës Drita e pret Llapin. Kjo cilësohet si ndeshja kryesore, derisa interesant pritet të jetë edhe përballja ndërmjet Feronikelit e Gjilanit.

Më poshtë gjeni çiftet komplete të javës së 19-të në Superligën e Kosovës në futboll:

Trepça’89 – Arbëria

Drita – Llapi

Feronikeli – Gjilani

Besa – Ballkani

Prishtina – Drenica. /Demokracia.com

Të ngjashme