Sport
Mesjavë e zjarrtë në futbollin kosovar, këto ndeshje na presin në javën e 21-të
Demokracia
11:24 | 22 Shkurt 2021

Share:

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon në mesjavë me ndeshjet e xhiros së 21-të, të cilat pritet të sjellin ballafaqime tejet joshëse e edhe të nxehta, shkruan Demokracia.com.

Padyshim e gjithë vëmendja do të jetë në kryeqytet në stadiumin “Fadil Vokrri” ku ndeshen Prishtina e Drita. Kampioni në fuq, Drita po kalon momente jo të mira, gjë e cila bëri që ta humbas edhe pozitën e parë në tabelë dhe një humbje tjetër do ta fuste në krizë të madhe.

Ndeshja e së mërkurës cilësohet si njëra nga vendimtaret edhe për Prishtinën e cila ka rast të mirë të futet fuqishëm në luftë për titullin e kampionit, ndryshe i zbehen pothuaj gjitha gjasat.

Ndeshja tjera joshëse është edhe ajo ndërmjet Gjilanit e Ballkanit. Nxehtë është edhe Trepça ’89 – Llapi.

Më poshtë mund t’i gjeni çiftet dhe orarin komplet të javës së 21-të.

E mërkurë, 

Gjilani – Ballkani

Trepça’89 – Llapi

Prishtina – Drita

E enjte

Feronikeli – Drenica

Besa – Arbëria. 

Ndeshjet fillojnë nga ora 13:00. /Demokracia.com

Të ngjashme