Sport
Mesjavë e nxehtë në futbollin kosovar, nesër luhet derbi i zjarrtë
Demokracia
09:44 | 18 Tetor 2022

Share:

Elita e Futbollit të Kosovës vazhdon këtë mesjavë me ndeshjet e xhiros së 12-të. Padyshim vëmendja do të jetë te derbi i madh ndërmjet Dritës e Prishtinës, shkruan Demokracia.com.

Drita po vazhdon me formë të mirë duke mbetur skuadra e pamposhtur deri tash dhe sigurisht që kjo e bënë favorite të madhe përball Prishtinës e cila ka luhatshmëri në rezultate. Megjithatë, për skuadrën e Ismet Munishit sfida e nesërme është jetike nëse dëshiron të mbetet në luftë për kreun apo do të dorëzohet qysh tash. Kjo edhe është arsyeja të pritet një luftë e madhe në fushë.

Përveç kësaj ndeshje, nesër luhet edhe përballja ndërmjet Ferizajt e Malishevës, ndërsa ditën e enjte luhen tri takime tjera.

Më poshtë gjeni çiftet komplete të javës së 12-të. /Demokracia.com

 

Të ngjashme