Me tri ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës në futboll është mbyllur java e 25-të.
Ballkani dhe Drita barazuan pa gola, Gjilani fitoi 2:1 ndaj Trepçës ’89 dhe Drenica dhe Arbëria u ndanë në paqe 1:1, shkruan Demokracia.com.
Futbolli kosovar do të vazhdojë me çerekfinalet e Kupës së Kosovës në mesjavën që po vjen.
Të mërkurën, Feronikeli do të përballet me Prishtinën në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, derisa në të njëjtën ditë, Dukagjini i bën “konak” Drenicës në Klinë.
Kurse të enjten, Trepça ’89 luan përballë Llapit në “Riza Lushta”, ndërkaq Istogu e pret A&N në shtëpi.
Katër ndeshjet në fjalë nisin nga ora 13:00. /Demokracia.com