Sport
Mesjava që vjen hap stinorin pranveror, ky është orari i ndeshjeve të Kupës
Demokracia
15:52 | 05 Shkurt 2021

Share:

Edicioni pranveror në futbollin kosovar do të startojë në mesjavën që vjen ku zhvillohen përballjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja kryesor e kësaj xhiroje është ajo ndërmjet Prishtinës e Dritës e cila luhet të martën nga ora 13:00.

Një sfidë tejet joshëse është edhe ajo në Podujevë ku përballën Llapi e Ballkani që gjithashtu luhet ditën e martë.

Më poshtë gjeni orarin e plotë të tetë ndeshjeve që nisin nga ora 13:00.

E martë

Llapi – Ballkani

Prishtina – Drita

Drenica – Ulpiana

E mërkurë

A&N – Flamurtari

Trepça ’89 – Ferizaji

Istogu – Gjilani

Arbëria – Feronikeli

E enjte

Dukagjini – 2 Korriku. /Demokracia.com

Të ngjashme