Sport
Mesjava e zjarrtë në futbollin kosovar, zhvillohen gjysmëfinalet e Kupës
Demokracia
14:16 | 05 Prill 2021

Share:

Këtë të mërkure futbolli Kosovar ofron dy ndeshe tejet interesante.

Prishtina – Llapi dhe Istogu – Dukagjini janë gjysmëfinalistët e Kupës së Kosovës të cilat ndeshën ndërmjet vete për ta kërkuar finale e madhe, shkruan Demokracia.com.

Është hera e parë që gjysmëfinalet sjellin ndeshje të tilla ku takohen ndërmjet vete dy skuadra të Superligës dhe dy të Ligës së Parë, çka i bie se në finale do të kemi gjithsesi një skuadër nga Liga e Parë dhe një nga Superliga.

Prishtina llogaritet favorite përballë Llapit, derisa shumë më e barabartë cilësohet ndeshja Istogu – Dukagjini.

Të kujtojmë se në fazën gjysmëfinale luhen dy ndeshje vajtje-ardhje dhe më të drejtë priten ndeshje tejet të forta. /Demokracia.com

Të ngjashme