Sport
Mesjava e rezervuar për ndeshjet e zjarrta të Kupës së Kosovës, këto janë çiftet
Demokracia
09:24 | 16 Mars 2021

Share:

Të mërkurën dhe të enjten zhvillohen ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll, të cilat pritet të sjellin disa ndeshje mjaft të forta, shkruan Demokracia.com.

Rivaliteti duket shumë i madh, derisa e gjithë vëmendja do të jetë tek përballa që luhet në Drenas ku ndeshën Feronikeli – Prishtina.

Ndeshje tjetër interesante është ajo mes Dukagjinit dhe Drenicës. Të enjten janë dy ndeshje ku Istogu pret A&N, ndërsa Trepça ’89 do të jetë nikoqirë i Llapit.

E mërkurë

Feronkeli – Prishtina

Dukagjini – Drenica

E enjte

Istogu – A&N

Trepça ’89 – Llapi. /Demokracia.com

Të ngjashme