Lajme
Mësimdhënësve u dalin pagat e tetorit, veç një shtesë prej 50 euro
Demokracia
16:35 | 31 Tetor 2022

Share:

Mësimdhënësve u kanë dalë pagat e muajit tetor në xhirollogari. Bashkë me to edhe shtesat prej 50 euro.

Por jo 100, siç ishte thënë nga Qeveria ku do të mblidheshin bashkë shtesat për muajin shtator dhe tetor.

Këta e ka konfirmuar për “Front Online” kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

“Po nga informatat që kemi kanë dalë shtesat prej 50 euro. Por vetëm një shtesë, 50 euro dhe jo dy qysh kanë thanë”, theksoi Jasharaj për “Front Online”.

Në mbledhjen e 30 shtatorit, Qeveria e Kosovës ka miratuar pakon për përballje me inflacionin, të prezantuar javë më parë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka prezantuar pikat e kësaj pako, ku parashihej subvencionimi me 50 euro i të gjithë zyrtarëve publikë.

Sipas ministrit Murati, shtesat nuk do të dalin bashkë me pagën në muajin shtator për shkak se tashmë pagat janë procesuar, por në muajin tetor në formë retroaktive do t’i marrin shtesat e muajit shtator dhe të muajit tetor.

Të ngjashme