Lajme
Mësimdhënësve në Kosovë nuk u ofroi zgjidhje, Nagavci merr pjesë në përurimin e Abetares së unifikuar në Tiranë
Demokracia
20:21 | 11 Shtator 2022

Share:

Greva në arsim në Kosovë do të vazhdojë edhe nesër.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), pas takimit të fundit që pati edhe me përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka marrë vendim që të vazhdojë greva.

Por greva në arsim dhe moszgjidhja e situatës nga ana e Qeverisë, përkatësisht mosplotësimi i kërkesave të sindikalistëve nga ana e ekzekutivit, nuk e ka penguar ministren e Arsimit të Kosovës, Arbërie Nagavcin që të marrë pjesë në përurimin e Abetares së Unifikuar, shkruan Demokracia.com.

Kjo ngjarje po shënohet në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, teksa i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.

Nagavci ndërkaq ka thënë se nesër është dita e parë e shkollës dhe se nuk do të kishte mënyrë më të mirë për të uruar nxënësit e mësuesit.

“Zgjodhëm këtë ditë për të përuruar Abetaren e përbashkët unike, nesër është dita e parë e shkollës dhe nuk do kishte mënyrë më të mirë për të uruar nxënësit dhe mësuesit, së dyti nesër fillojnë punimet e kongresit të arsimit”, tha ajo.

Të ngjashme