Lajme
Pupovci: Mësimdhënësit që nuk vaksinohen do të sanksionohen
Demokracia
12:39 | 03 Shtator 2021

Share:

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci në një konferencë për medie sërish u ka bërë thirrje mësimdhënësve që të vaksinohen.

Pupovci thotë se me të nisur procesi mësimor, mësimdhënësit obligohen të vaksinohen ose të kenë me vete testin negativë për COVID-19 përndryshe do të sanksionohen.

Mësimdhënësit ose duhet të jenë të vaksinuar ose çdo 72 orë të sjellin testin që janë negativ nga COVID-19. Nëse nuk i sjellin testet e tilla ata do të largohen nga mbajtja e mësimit, dhe do të ketë sanksione nëse njerëzit mungojnë pa arsye nga puna’’, tha Pupovci.

Pupovci gjithashtu bëri të ditur se gjatë mbajtjes së testimit të dytë të maturës gjatë të shtunës, kanë hasur disa parregullsi, për të cilat gjithashtu pritet vendimi i Këshillit shtetëror te Maturës.

Të shtunën e kaluar është mbajtur testi i maturës, ju testimit i janë nënshtruar 5 mijë e 611 nxënës. Kanë qenë 200 komisioner, 130 mbikëqyrës dhe 65 vëzhgues.’’

‘’Dihet se edhe kësaj here ka pasur shkelje gjatë testimit ku 41 nxënësve iu është anuluar testimi për mbajtje të telefonit ndërsa 8 administrues janë larguar për mos administrim të duhur të testimit, ku tutje pritet vendimi i Këshilli shtetëror i Maturës se çfarë masa do të merren ndaj këtyre personave’’, tha Pupovci.

Ai gjithashtu bëri të ditur se rezultatet nga Testi i dytë i Maturës pritet të publikohen më 6 shtator./Demokracia.com/

Të ngjashme