Lajme
Mësimdhënësit në grevë, Nagavci: Janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor
Demokracia
11:42 | 31 Gusht 2022

Share:

Nesër ( 1 shtator) është dita kur duhej të fillojë mësimi i vitit të ri shkollor, por greva e filluar ditë më parë nga SBASHK e ka vënë në pikëpyetje fillimin e mësimit.

Përkundër kësaj ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në një konferencë për media, ka thënë se kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2022/2023.

Ajo tha se është bërë shpërndarja e teksteve shkollore, ndërsa nesër do të lansohet abetarja e parë e përbashkët e Kosovës dhe Shqipërisë.

“Kemi pasë takimet të drejtpërdrejta me drejtoritë e arsimit, të gjitha shkollat janë të gatshme dhe janë bërë përgatitjet për nisjen e vitit të ri shkollor”, tha Nagavci.

Të ngjashme