Mesfushori i Kombëtares shiptare, Lindon Selahi, regjistroi një perlë të vërtetë me fanellën e Rijekës, ditën e sotme në sfidën ndaj Sibenikut, që përfundoi me rezultatin 4:1.
Në minutën e 16-të me gjuajte të fortë nga distanca dhe të kalibruar, Selahi e e ndali topin në fundin e rrjetës duke lënë të shtanguar portierin kundërshtar.
Një gol fantastik ky i 22-vjeçarit, që si për ironi të fatit erdhi pikërisht në ditën e debutimi të Eros Grezdës me skuadrën e re të Sibenikut.
Grezdës këtë ndeshje e nisi nga stoli dhe u aktivizua në minutën e 68-të. Ndërkohë për Selahin ky ishte goli i dytë në kampionat. Për më tepër shikoni realizimit fantastik të 22-vjeçarit. /Demokracia.com
Rijeka 1-0 Šibenik (16')
Oh my godness!!!! Lindon Selahi what a rocket!!! 🚀🚀🚀🚀 pic.twitter.com/Ff5Z1vFA76
— Everything About HNL (@AboutHnl) February 20, 2022