Sport
Mesfushori i Slavias thotë se lojtarët e Ballkanit janë të zgjuar, ka një paralajmërim për ta
Demokracia
18:24 | 26 Tetor 2022

Share:

Futbollisti i Slavia Prahës, David Douděra i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën e sotme të mbajtur për media në prag të ndeshjes kundër Ballkanit në Ligën e Konferencës.

Ballkani dhe Slavia Praha do të sfidohen të enjten mbrëma me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të rrethit të pestë të Grupit G.

Douděra tha se lojtarët e Ballkanit janë të zgjuar. Ai paralajmëroi ata se do të bëjnë gjithçka për t’i mundur.

“Ne po përgatitemi me trajnerët, në video, kemi shumë për të bërë. Ata luajnë në kombinim, e mbajnë topin sa më shumë. Lojtarë të zgjuar. Të shohim si do ia dalim. Do të bëjmë gjithçka për të fituar”, tha David Douděra, njofton uebfaqja zyrtare e klubit çek, transmeton Demokracia.com.

Ballkani ka katër pikë në pozitën e fundit në grup, po aq sa Slavia Praha një vend më lart në tabelë.

Sivasspori është lider me shtatë pikë. Shtatë ka edhe Cluj por me goldallim më të dobët./Demokracia.com/

Të ngjashme