Sport
Mesfushori i Serie A: Forcat ruse vranë mikun tim në Ukrainë
Demokracia
19:05 | 05 Prill 2022

Share:

Familja e Viktor Kovalenkos ndodhet në Ukrainë dhe një mik i mesfushorit të Spezias u vra nga trupat ruse teksa po përpiqej të largohej nga vendi.

26-vjeçari foli për La Gazzetta dello Sport për konfliktin e vazhdueshëm midis vendit të tij dhe Rusisë, trupat e së cilës pushtuan Ukrainën më shumë se një muaj më parë.

Reprezentuesi ukrainas tregoi foton e një trupi të pajetë jashtë një veture në qytetin e tij të lindjes Kherson.

“Ai ishte një miku im. Ai u fsheh për pesë ditë përpara se të përpiqej të ikte nga vendi me vëllain dhe një vajzë. Trupat ruse e ndaluan në një pikë kontrolli. Ata vranë dy meshkujt dhe as trupat e tyre nuk ua kthyen për t’i varrosur. Ata e mbajtën vajzën për tre orë. Kur e liruan, ajo iku duke bërtitur”, tha ai.

Si po kalon familja e tij? A ka mundësi të vijnë në Itali?: “Për momentin, është e pamundur. Është shumë e rrezikshme”, tha mesfushori.

“Nëse rusët shohin një veturë në zonë, ata qëllojnë. Nuk u intereson kush është brenda, a ka civilë, gra apo burra. Ka tre pika kontrolli përpara kufirit Kherson. Ka një aspekt tjetër për t’u marrë parasysh”, shtoi ai.

“Prindërit e mi, si shumë ukrainas, nuk do të largoheshin kurrë nga shtëpia e tyre. Nëse largohen, nuk do të gjejnë asgjë kur të kthehen. Rusët hynin brenda dhe merrnin gjithçka. Çfarë do të bënit? Zgjedhja është e lehtë”, tregoi ai për gazetën italiane.

Viktor Kovalenko është lojtar në pronësi të Atalantës, por u huazua te Spezia deri në fund të edicionit./Demokracia.com/

Të ngjashme