Sport
Mesazhi i Ronaldinhos pasi nëna e tij u nda nga jeta
Demokracia
21:35 | 24 Shkurt 2021

Share:

Ish-ylli i Barcelonës, Ronaldinho ka falënderuar të gjithë për afeksionin dhe mbështetjen e tyre pas vdekjes së nënës së tij nga COVID-19.

Dona Miguelina Eloi Assis dos Santos vdiq në fundjavë në moshën 71 vjeçare pas ndërlikimeve për shkak të Koronavirusit, transmeton KosovaPress, përcjell Demokracia.com.

“Familja ime dhe unë falënderojmë të gjithë ju për afeksionin dhe mbështetjen që kemi marrë në këtë kohë shumë të vështirë,” shkroi Ronaldinho në “Instagram”.

“Nëna ime ishte një frymëzim i forcës dhe gëzimit për të gjithë ata që e njohën dhe do të vazhdojnë të ndriçojnë dritën e saj në jetën tonë përgjithmonë.”

“Me forcën që ajo na mësoi, ne do të vazhdojmë udhëtimin tonë. Faleminderit.”, ka shkruan ish-ylli i Brazilit. /Demokracia.com

Të ngjashme