ShowBiz
Mesazhi i Luizit për Kiarën pas fitores në ‘BBVA 2’, si gjithmonë me humor
Demokracia
20:32 | 07 Maj 2023

Share:

Luiz Ejlli – personazhi më i përfolur i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania – u kurorëzua me çmimin e fituesit të shtunën mbrëma në një spektakël të madh televiziv.

Përgjatë gjithë programit televiziv që zgjati 136 ditë, këngëtari u shqua si një fenomen më vete duke thyer rekorde shikueshmërie dhe kërkimesh për të në internet.

Ai ka qenë ndër personazhet kryesore që nga fillimi, me situatat dhe dinamikat e shumta që ka arritur të krijojë brenda shtëpisë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Në qendër të gjithë asaj që tregoi ishte edhe lidhja e dashurisë me moderatoren Kiara Tito (tash Ejlli), me të cilën edhe u martua në natën finale.

Në një intervistë të shkurtë pas triumfit, gazetari i Top Channel, mes tjerash – i ka kërkuar edhe një porosi për gruan e tij.

“Për Kiara Titon nuk kam asnjë porosi, rris siç je, mos shko kurrë tek okulisti, se bërë dhe i pe sytë… do pendohesh se çfarë ke marrë”, është shprehur Luizi me shaka.

Të ngjashme