Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris ka thënë se duhet të ketë një “armëpushim të menjëhershëm” në Gaza, pasi ajo i bëri thirrje qeverisë izraelite të bëjë më shumë për lejuar rrjedhën e ndihmës, “pa justifikime”.
Zonja Harris tha se një armëpushim gjashtë-javor do të nxirrte pengjet dhe do të krijonte mundësinë për një sasi të konsiderueshme ndihme në territorin palestinez të shkatërruar nga lufta, shkruajnë mediat e huaja.
Ajo tha gjithashtu se ka një “marrëveshje në tryezë” dhe Hamasi “duhet të pajtohet me këtë”.
Deklarata e saj vjen teksa po shpresohet që një marrëveshje të arrihet përpara fillimit të Ramazanit.
SHBA kishte thënë se një marrëveshje tashmë është “pranuar pak a shumë” nga Izraeli dhe është në pritje të miratimit nga militantët e Hamasit.